Bevis Shehaj

Konflikt me administratën e Gjykatës, ILD kërkon t’i hiqet statusi i magjistratit Bevis Shehajt! Seanca do të zhvillohet më 25 tetor

11 Tetor 2022, 09:53| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 09:59

  • Share

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka bërë kërkesë që Këshilli i Lartë Gjyqësor të nisë hetim disiplinor dhe t’i heqë statusin e magjistratit Bevis Shehajt, i cili ka mbajtur postin e zv.kryetarit të gjykatës administrative në Vlorë.

Burime për Report Tv pranë KLGJ tregojnë se kërkesa për nisjen e hetimit ndaj Shehaj vjen pas një konflikti që ka ndodhur me administratën e gjykatës.  

Sipas vendimit të siguruar nga Report Tv, më 25 tetor do të mbahet seanca në KLGJ për Shehajn. Ky i fundit u shkarkua më 15 qershor nga KPK, shkalla e parë e Vettingut ndërsa fati i tij në drejtësi pritet të vendoset nga KPA.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?