Foto nga sekustrimi

Konfiskohet valixhja e një pasagjeri me 1.4 milionë euro në aeroportin e Mynihut

7 Shkurt, 16:15| Përditesimi: 7 Shkurt, 16:16

  • Share

Në fund të dhjetorit, gjatë kontrollit të sigurisë në aeroportin e Mynihut, doganierët gjetën në një valixhe gjithsej 1.4 milionë euro.

Siç raporton revista Fenix, siguria përmes rrezeve X në valixhe, që është një masë rutinë, ka vënë re kartëmonedhat.

Menjëherë kanë lajmëruar doganierët, të cilët kanë numëruar paratë dhe kanë arritur në shumën prej 1.4 milionë euro, raportojnë mediat e huaja.

“Kur largoheni nga një vend jashtë BE-së, të gjitha shumat mbi 10,000 euro duhet të deklarohen në doganë”, thotë një zëdhënës i zyrës së hetimit doganor.

Ndërsa, në këtë rast, burri tentoi ta hipte valixhen e tij në avion, por shërbimi doganor e pengoi.

Me kërkesë të prokurorit publik, gjyqtari hetues i gjykatës së qarkut ka urdhëruar konfiskimin e parave të gatshme. Burrit i janë konfiskuar dy telefona celularë dhe i është caktuar masa e paraburgimit.

Në të njëjtën ditë, hetuesit kontrolluan banesën e 44-vjeçarit në lagjen Firstenfeldbruk. Aty gjetën para të gatshme dhe një makinë numërimi parash

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?