Dua dhe Romain Gavras,

Konfirmoi romancën e re me ish-in e Rita Orës, këngëtarja Dua Lipa kryqëzohet nga fansat: Çfarë i ke pëlqyer këtij ‘plakut’

20 Maj 2023, 17:06| Përditesimi: 20 Maj 2023, 17:24

  • Share

Ditët e fundit, Dua Lipa ka qenë kryefjalë e mediave botërore pasi ka konfirmuar lidhjen e saj të re me regjisorin Romain Gavras, ish i dashuri i këngëtares po ashtu shqiptare Rita Ora.

Pasi ndau disa foto në profilin e saj në Instagram duke bërë kështu publike lidhjen me ish-in e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa u shfaq me të në tapetin e kuq në “Festivalin e Filmit” në Kanë.

Dua (27 vjeç) dhe Romain (41 vjeç) dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në daljen e tyre të parë publike.

Mirëpo fansat e saj nuk e kanë pritur aspak mirë këtë lajm pasi komente dhe kritika të pafundme i janë drejtuar këngëtares duke e kryqëzuar për lidhjen e saj të re.

Ndjekësit e saj nuk e kanë pëlqyer aspak faktin që Dua bukuroshe është në një romancë me regjisorin që sipas tyre është i vjetër dhe i shëmtuar.

Komente nga më të ndryshmet me kontekst ofendues ndaj regjisorit kanë pushtuar instagramin e Dua Lipës.

"Pse gjithmonë femra më e bukur takohet me meshkuj me pamje mesatare? Dreqin", ka shkruar një nga fansat e saj.

"Ti ke zemer te bukur meriton me shume se kaq", ka shkruar një tjetër.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është pare edhe më parë në krahët e regjisorit të famshëm duke u puthur dhe përqafuar pasi darkuan bashkë në një restorant në Neë York por ende nuk kihste ardhur një konfirmim nga ajo.

Tgheshethemet për lidhjen mes dyshes filluan të qarkulloonin që kur Dua u pa duke lënë shfaqjen e markës “Saint Laurent” në Javën e Modës në Paris me Romain Gavras.

Para se të njihej me Duan, Romain Gavras ka qenë në një lidhje të gjatë në vitin 2020 me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora.Çifti u nda për shkak të vështirësive me angazhimet e tyre përkatëse të punës.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?