Enklid Gjini

Konfirmoi në detyrë prokurorin Enklid Gjini, Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK

3 Tetor 2023, 16:06| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 16:25

  • Share

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Enklid Gjini. Në arsyetimin e akimimit, Komisioneri nënvizon se prokurori nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.

"Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit nr. 682, datë 10.7.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë. Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin e  vendimit nr. 682/2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Enklid Gjini", thuhet në njoftim.

Fillimisht pakica e komisionit të vlerësimit tha se prokurori ka kryer deklarim të pasaktë për një automjet, si dhe se ka ndërmarrë hapa për ta fshehur atë dhe vlerën. Gjini u konfirmua në detyrë më 10 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, me shumicë votash. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?