Thiago Motta

Konfirmohet, Thiago Motta do jetë trajneri i ri i Juventusit (Detajet)

11 Qershor, 13:24| Përditesimi: 11 Qershor, 13:25

  • Share

Thiago Motta do jetë trajneri i ri i Juventusit dhe firma në kontratë do jetë deri në vitin 2027. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano konfirmon se 41-vjeçari dhe klubi bardhezi kanë rënë dakord për të nënshkruar sot, teksa konfirmimi do vijë gjatë javës.

Aktualisht italo-braziliani është në Portugali me pushime dhe akordi është gjetur prej kohësh, teksa ai u largua nga Bologna duke lënë klubin me një vend në Champions League edicionin që vjen.

Gjatë sezonit të fundit, Motta e drejtoi Bolognan në 42 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë, ndërsa koleksionoi 21 fitore, 14 humbje dhe shtatë barazime, për një mesatare pikësh 1.83 për ndeshje.

I njohur për aktivizimin me Barcelonën, Atletico Madrid, Genoan, Interin dhe PSG-në, prej 2018 ai është fokusuar te trajningu dhe po ngjit shkallët drejt suksesit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?