Kronikë

Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Shkodër, bëhet asgjësimi dhe groposja e 130 krerëve!

19 Korrik 2021, 13:57| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 13:45

  • Share

SHKODËR- Në Shkodër është konfirmuar rasti i parë me grip shpendësh. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Mark Preci, kryeveteriner thotë se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet!

Çdo fermer i cili shesë shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qëllim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.

Sipas autoriteteve të veterinarisë, rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?