Testi i dërguar në Laboratorin e Mikrobiologjisë të Shkollës së Mjekësisë të AUTH

Lija e majmunëve, konfirmohet rasti i parë në Greqi

8 Qershor 2022, 22:53| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 22:59

  • Share

Ditën e sotme në Greqi është konfirmuar rasti i parë i infektuar me linë e majmunëve.

Pacienti i infektuar ndodhet në spital dhe gjendja e tij  shëndetësore është e qëndrueshme.

Në njoftimin e autoriteteve thuhet se testi është kryer në Laboratorin Qendror të Shëndetit Publik nga ku personi në fjalë ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore greke thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme është ende i ulët.

Ndërkohë në më shumë se 29 vende, raportohen më shumë se 1000 raste të konfirmuara.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?