Një person i infektuar me linë e majmunëve

Konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunëve në Serbi

17 Qershor 2022, 17:27| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 17:29

  • Share

Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e majmunëve.

Instituti i shëndetit publik në këtë vend, Batut, tha se rasti është i importuar.

Në komunikatën e tij për media thuhet se janë marrë të gjitha masat e parapara për evidentimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Në përputhje me Rregulloret dhe Protokollet Ndërkombëtare të Shëndetit, rasti i parë i konfirmuar i lisë së majmunëve në Serbi u raportua në institucionet ndërkombëtare shëndetësore, tha Instituti Batut.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e shëndetit.

Lia e majmunëve është një virus që shkakton temperaturë, skuqje në lëkurë dhe puçrra.

Zakonisht është e lehtë, por ka dy variante kryesore të saj: varianti i Kongos, i cili është më i rëndë - me vdekshmëri deri në 10 për qind - dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve.

Virusi përhapet përmes kontaktit të ngushtë midis kafshëve dhe, më rrallë, midis njerëzve.

Ai është më i zakonshëm për vendet afrikane, por muajve të fundit ka pasur raste edhe në Evropë dhe SHBA./REL

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 18/06/2022 02:15

    Lia e majmunëve te majmunët bie, vazhdim të mbarë sa ma shumë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?