Prokurorja e Tiranës, Deniona Ketro

Konfirmohet në detyrë nga KPK prokurorja e Tiranës, Deniona Katro! Kaloi me sukses 3 kriteret e rivlerësimit

12 Tetor 2022, 10:19| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 10:21

  • Share

TIRANË- Deniona Katro është konfirmuar në detyrë nga KPK. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë, gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore. Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese. Prokurorja Katro mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia vërejti se ndaj saj nuk është kryer asnjë ankesë apo denoncimin pranë Komisionit, si dhe nuk ka rezultuar të ketë kryer shkelje apo t’i jetë dhënë ndonjë masë në të kaluarën.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?