Prokurori Kreshnik Ajazi

Kronikë

Konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi

30 Qershor 2021, 10:43| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 10:44

  • Share

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi është konfirmuar në detyrë, pas përballjes me vettingun në të tre kriteret e rivlerësimit.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për prokurorin Ajazi kryesohej nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Genta Tafa Bungon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Më 26 mars 2021, Ajazi u caktua nga Këshilli i Lartë i Pokurorisë si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit me një mandat 3 vjeçar.

Gjatë seancës dëgjimore të premten nuk u evidentuan probleme domethënëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që prokurori Ajazi u pyet dhe dha shpjegime për disa çështje të hetuara prej tij.

Nga hetimi administrativ i kryer prej Komisionit për profesionalizmin është konstatuar se vendimet e marra nga prokurori Ajazi janë lënë në fuqi.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?