Real Madrid - Barcelona

Konfirmohet data, El Clasico mes Realit dhe Barcelonës luhet në SHBA

19 Mars, 18:54| Përditesimi: 19 Mars, 18:55

  • Share

The Soccer Champions Tour tashmë ka bërë të ditur datat e ndeshjeve që do të zhvillohen gjatë parasezonit këtë verë, ku si zakonisht do të luhet ‘El Clasico’ mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Kjo ndeshje do të luhet në New Jersey të SHBA-së, stadium i cili do të jetë mikpritës i finales së Copa America dhe Kupës së Botës 2026.

Real Madridi dhe Barcelona do të takohen më datën 3 gusht në ‘MetLife Stadium’, që ka kapacitet prej 82.500 mijë spektatorësh dhe do të jetë mikpritës i finales së Copa Americas dhe finales së Kupës së Botës 2026.

Në këtë garë do të marrin pjesë ekipe si Milan, Manchester City, Chelsea, Barcelona dhe Real Madridi, ku ndeshjet do të luhen në gjashtë stadiume të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?