Shënohen tre raste të reja me koronavirus duke e dërguar në 15 numrin në total, teksa një prej tyre, e moshuara 73-vjeç nga Durrësi ndërroi jetë, 14 të prekurit e tjerë po marrim mjekim dhe që janë në karantinë. Tre rastet e reja janë nga Tirana dhe lidhen me pacientin zero, të riun që erdhi nga Firence. Deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe stabël.
"Janë 238 raste të testuara dhe 15 raste pozitive, sot kemi testuar 84 raste, 50 personel mjekësor dhe infermieror, ku kanë dalë rezultatet negative. Nga rastet e tjera janë 34, 31 kanë dalë negative dhe vetëm 3 pozitive, që lidhen me pacientin zero, dhe kontakte të para dhe të dyta që janë futur në vetëkarantinë që kur kanë telefonuar 127" tha ministrja e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë sqaron se "12 prej të prekurve kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 2 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje, ndërsa një e moshuar 73- vjeçare ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Durrësit". Gjendja shëndetësore e të prekurve sipas ministrisë së Shëndetësisë është "Katër persona janë të shtruar në spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndërsa 10 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në vetëizolim pa shenja klinike të infeksionit respirator. 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID-19 janë në vetëkarantinim" thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor: