Coronavirusi/Konfindustria: Shqipëria dhe Kosova të lehtësojnë transportin dhe shkëmbimet tregtare

12 Prill 2020, 10:53| Përditesimi: 12 Prill 2020, 11:10

  • Share

Në kushtet e situatës si shkak i masave të marra nga Covid-19 konfindustria kërkon më shumë bashkëpunim midis qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare. Në kërkesën e saj konfindustria kërkon shmangie të importeve, të lehtësohen shkëmbimet tregtare dhe të ndërtohen politika të përbashkëta në kushtet e jashtëzakonshme të Covid-19. Konfindustria vlerëson, se në kushtet e reja të ndryshimeve të thella të politikave globale, pasojë e luftës kundër epidemisë Covid 19 dhe me qëllim të rritjes së efektivitetit në shërbim të shëndetit të qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare, qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ndërtojnë dhe zbatojnë programe dhe masa të jashtëzakonshme të përbashkëta. Konkretisht konfindustria propozon:

1- Shpenzimet buxhetore të emergjencës për mallra dhe shërbime të drejtohen në maksimumin e mundshëm te operatorët vendorë në Shqipëri dhe Kosovë, duke shmangur importet. Është tërësisht e papranueshme dalja pa arsye e valutës jashtë hapësirave kombëtare në kushtet e shtrëngimeve financiare të sotme. Veçanërisht e rëndësishme masa e mësipërme është për sektorët e bujqësisë, agroindustrisë, fermerët, etj. Politika të mbylljes tregtare kanë filluar në të gjitha shtetet më të zhvilluara të botës përfshi edhe BE.

2- Të lehtësohet tërësisht transporti dhe shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

3- Të ndërtohen politika të përbashkëta mjekësore për investime dhe blerje pajisjesh, teknologji, shërbime, etj. nga tregjet e huaja në kushtet e jashtëzakonshme të Covid 19 dhe në afatgjatë me qëllim uljen e kostove financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

4- Të fillojë ndërtimi i politikave të përbashkëta me qëllim sigurimin sa më të shpejtë të pavarësisë ushqimore dhe energjitike të Shqipërisë dhe Kosovës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maksi: 12/04/2020 18:10

    Duhet politike proteksioniste per mallrat dhe prodhimet tona.

    Përgjigju
  • irma: 12/04/2020 15:25

    C'JA FUT KOT o zotni ,,qenke economist leshi,,,,c'fare do ti te sheshim mallrat e kosoves,,,jo or jo,,,te shesim mallrat e shqiperise nuk na duhen mallrat e huaja,,,I kemi bio gjerat ketu ne shqiperi…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?