Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli

Konfirmohet mungesa e Ardian Ismajlit, kombëtarja thërret zëvendësuesin! Vjen të hënën

19 Mars 2023, 13:20| Përditesimi: 19 Mars 2023, 13:25

  • Share

Mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli nuk do mund të bashkohet me kuqezinjtë për ndeshjen me Poloninë pavarësisht ftesës nga trajneri Sylvinho.

Braziliani e kishte bërë pjesë të listës me 23 futbollistë Bajramin, por ai u dëmtua të premten në ndeshjen që Empoli kishte në Seria A kundër Atalanta-s. Kështu prapavijës i shtohet një tjetër mungesë e rëndësishme pas Berat Gjimshitit.

Për rrjedhojë në kombëtare është thërritur Enea Mihaj, i cili do zëvendësojë Ismajlin. Mbetet për t’u parë se me çfarë skeme do luajë Sylvinho dhe sa e rëndësishme do jetë mungesa e Ardian Ismajlit për ndeshjen e parë kualifikuese të Europianit që luhet të hënën e 27 marsit në Marshavë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?