Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Kronikë

Ministrja Kushi: Të rrisim standardet dhe forcojmë bashkëpunimin me përvojat më të suksesshme ndërkombëtare

25 Qershor 2021, 12:17| Përditesimi: 25 Qershor 2021, 12:21

  • Share

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori pjesë në konferencën mbi "Globalizimin dhe Integrimin në Edukimin Bashkëkohor” organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. 

Ministrja Kushi shprehet se në këtë konferencë është diskutuar mbi rëndësinë që ka për institucionet tona arsimore përshtatja e përvojave më të suksesshme ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ku është shprehur se rritja e vazhdueshme e bashkëpunimit mes institucioneve arsimore në projekte e programe të ndryshme, si dhe forcimi i standardeve sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, janë garanci shumë e mirë në konsolidimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale në vend.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?