Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në sallë, seancë plenare deri në 30 prill

10 Prill 2020, 13:34| Përditesimi: 10 Prill 2020, 15:13

  • Share

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve  miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, programin e punës dhe kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill  2020 dhe vendosi thirrjen e seancës plenare në 16 prill.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, sot u zhvillua online Konferenca e Kryetarëve dhe u ra dakord që seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për zbatuar standardin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare. Seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera.

Në këtë konferencë u morën disa vendime për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, caktimin e datës 16 për seancën plenare, por edhe të mënyrës se si do të zhvillohet seanca për t’ju përshtatur dhe respektuar masat e marra për distancimin.

Konferenca miratoi me konsensus plotësimet në Rregulloren e Kuvendit, për rregullimin e funksionimit te veprimtarisë parlamentare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të pandemisë. Gjithashtu u miratua  kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill  2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill.

Ndërkohë, lidhur me këtë axhendë, Report Tv mëson se opozita parlamentare ka pasur kundërshtime pasi sipas tyre është shumë e ngjeshur në kushtet kur vendi jonë ndodhet në situatë të jashtëzakonshme.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?