Nga konferenca e kryetareve

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve 1-19 mars, seancat do të mbahen të hënave (Datat)

17 Shkurt 2021, 13:16| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 13:21

  • Share

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars dhe Kalendarin e punimeve për periudhën 1-19 mars 2021.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 1-26 mars dhe Kalendarin e punimeve për periudhën 1-19 mars 2021.

Konferenca e Kryetarëve vendosi zhvillimin e senacave plenare në datat 1, 8 dhe 15 mars 2021. Seancat plenare do të zhvillohen në ditët e hëna.

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?