Guelor Kanga

Konfederata afrikane heton futbollistin e Gabonit të lindur më 1990, e ëma i ndërroi jetë në vitin 1986

9 Janar, 11:05| Përditesimi: 9 Janar, 11:07

  • Share

Organi drejtues i futbollit në Afrikë, Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka nisur hetimin mbi manipulimin e moshës nga një lojtar gabonez, i cili deklaroi se ka lindur në vitin 1990, por raporti tregon mospërputhje në pretendimet e tij për moshën.

Guelor Kanga pretendon se ka lindur në vitin 1990, por doli se nëna e tij vdiq në vitin 1986, duke vënë në dyshim pretendimin e tij për moshën. Kanga, aktualisht është nën hetim për një mashtrim të dyshuar identiteti pasi u zbulua se “33-vjeçari” i cili pretendon se ka lindur në vitin 1990 thuhet se humbi nënën e tij në vitin 1986 (37-38 vite më parë).

Guelor Kanga është një futbollist profesionist i cili luan si mesfushor-sulmues për Yllin e Kuq të Beogradit dhe ekipin kombëtar të Gabonit. Kanga, i cili është me origjinë nga Kongoja, u kërkua nga CAF pasi Federata Kongoleze e Futbollit (FECOFA) nisi një ankesë kundër Gabonit për futjen në fushë të një lojtari që mashtroi me identitetin.

FECOFA beson se Guelor Kanga, pasaporta aktuale e të cilit tregon se ai ka lindur më 1 shtator 1990 në Oyem, është në fakt Kiaku Kiaku Kiangana i cili ka lindur më 5 tetor 1985 në Kinshasa, Republikën Demokratike të Kongos.

Kongolezët janë të bindur se ylli i skuadrës nga Beogradi falsifikoi identitetin e tij kur mbërriti në klubin e kategorisë së dytë të Gabonit, GBI. Sipas tyre, lojtari nuk ka si të ketë lindur në vitin 1990, nëse nëna e tij ka ndërruar jetë në vitin 1986.

Nëse lojtari shpallet fajtor, Federata e Futbollit të Gabonit mund të akuzohet për falsifikim në lidhje me dokumentet administrative të paraqitura nga lojtari i saj dhe mospërputhje me procedurën e FIFA-s në lidhje me ndryshimin e kombësisë së tij sportive, kur ai u transferua nga Kongo në Gabon.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?