Në burg për koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni kërkojnë zbutje të masës së sigurisë, shtyhen seanca në Apelin e GJKKO

3 Tetor 2023, 11:15| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 13:22

  • Share

Shtyhet seanca për 6 nga 8 personat e akuzuar për dosjen e sterilizimit të cilët kanë ankimuar masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shkak për shtyrjen e seancës që do mbahet të mërkurën në orën 9, u bë moslegjitimimi i avokatëve.

Ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmeni që fitoi tenderin Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata dhe Genc Burazeri janë personat që kanë ankimuar masat në Apelin e Posaçëm. Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

Koncesioni i sterilizimit ka çuar pas hekurave, ish ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj. Ish zv.ministri do të përballet me drejtësinë me akuzat e  “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për “mashtrim me pasoja të rënda”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?