Memo e prillit 2014, Rjepaj i propozoi Beqajt koncesionin e sterilizimit! Dokumenti që inicioi procedurën 100 mln euroshe

21 Gusht 2023, 13:23| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 19:38

  • Share

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, rezulton të jetë iniciatori dhe propozuesi i koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, tek ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e dy personave dhe masat e sigurisë ndaj gjashtë të tjerë, thuhet se më 25 prill 2014, Zëvendësministri i Shëndetësisë z. Klodian Rjepaj i dërgon Ministrit të Shëndetësisë z.Ilir Beqaj një memo me subjekt “Analizë e detajuar e komponentëve të projektit”.

Në këtë memo të ish.zv-ministrit, citohet Rjepaj të jetë shprehur me shkrim se: Zhvillimi dhe ofrimi i shërbimeve dhe produkteve inovative për sallat e kirurgjise do të sjellë ngritjen në një hop cilësor sipas standarteve BE.

Bashkëpunimi publik-privat në fushën e "Instrumentarit" dhe të ofrimit të materialeve mjeksore njëpërdorimëshe, trajtim të mbetjeve me rrezik biologjik si dhe dezinfektimi i sallave operatore, do të bëjë të mundur ofrimin e EKSELENCËS përsa i përket ofrimit të setit të instrumentave duke rinovuar të gjithë setet ekzistuese 20-30 vjeçare në salat e kirurgjisë në të gjithe spitalet e vendit, menaxhimit, mirëmbajtjes dhe sterilizimit të instrumentave dhe materialeve mjeksore duke adoptuar procese të çertifikuara sipas standarteve dhe kërkesave ndërkombëtare.

Më tej, Rjepaj shprehet se, kjo PPP do të sjellë përmirësim të dukshëm përsa i përket efiçiencës dhe kosto- efektivitetit, duke ulur ndjeshëm kostot e fshehta të lidhura direkt ose indirekt me sallat e operacionit, monitorimin dhe përmirësimin e performancës në sallat e kirurgjisë dhe në spital në përgjithësi si dhe do të ulë impaktin social dhe ekonomik të sëmundjeve të transmetueshme në sallat e opecionit dhe në spital në përgjithësi.

Në memo, theksohet se kjo zgjidhje për shkak të përdorimit dixhital të menaxhimit do të rrisë transparencën dhe do të luftojë korrupsionin. Iniciativa në fjalë është ndërmarrë nga numri dy i ministrisë së Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, që përfaqësonte në këtë funksion asokohe LSI-në.

Përfitues direkt i kësaj iniciative për koncesionin, do të bëhej në vitin 2015, shoku i fakultetit të zv.ministrit, biznesmeni Ilir Rrapaj dhe partnerët e tij në kompaninë “Sani Service”. Pikërisht mbi këtë dokument, ministri i Shëndetësisë ka vendosur shënimin dakord dhe ka vijuar me Urdhërin e datës 18 gusht 2014, "Për ngritjen e Komisionit të dhënies së koncesionit".

Vendimi i gjykatës, evidenton edhe fryrje fiktive të kostove të koncesionit. Nga krahasimi, në ndryshim nga pasqyrat që gjenden në Studimin e Fizibilitetit, pasqyrat që gjenden në memo, vërehet se në tabelën në faqen e parë, në përllogaritje të çmimit për cdo kategori ndërhyrje sipas intensitetit, janë shtuar zërat "Veshje TNT" dhe "Dezinfektim ambjenti", të cilat në pasqyrën e parë ishin si zëra më vete në fundin e tabelës.

Në këtë tabelë janë bërë pjesë përbërëse e çmimit për cdo kategori ndërhyrje. Përvec kësaj vërehet se ka ndryshim në vlerën e çmimit të setit të instrumenteve për secilen kategori ndërhyrje, si dhe ka ndryshim në çmimet e vlerës së mbetjeve për secilën kategori ndërhyrje. Po kështu, ka ndryshime edhe në sasinë e numrit të ndërhyrjeve për secilën kategori duke sjellë rrjedhimisht ndryshime në vleftën totale.

Pika 14.25 e vendimit, në faqen 48, thekson se në krahasim me sektorin publik, është fryrë në mënyrë fiktive kostoja e sterilizimit në masën 56.4 për qind. Burime nga SPAK, thonë se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të ripyetet sërish për koncesionin e sterilizimit së bashku me ish-ministrin e Financave Shkelqim Cani dhe ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar përfshirjen në hetime. GJKKO ia ka përcjellë vendimin e saj edhe ILDKP-së duke kërkuar ndjekjen e rrugës ligjore për shpalljen e pavlefshme të koncesionit 10-vjeçar.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 21/08/2023 21:56

    Të ka kapur sëkëlldia o Ilir Beqja...Po atë lokalin në Vlorë te shëtitorja kush ta bëri?Suksese në jetë...

    Përgjigju
    • Pllakaxhiu: 22/08/2023 06:14

      Spaku le të iki të shohë ke Porcelanosa se gjen gjurmë, një banjë 50 mijë euro i ka kushtuar Beqajt, llogarit më Pas gjithw shtëpia. Investim qe se ka deklaruar në ILKPI vetëm mëmkëtë fakt po të dojë e fut brenda

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?