Koncesioni i sterilizimit, pasi GJKKO i dha të drejtë të marrë dosjen pa pagesë, Beqaj në SPAK me hard disk në dorë

22 Prill, 08:58| Përditesimi: 22 Prill, 09:39

  • Share

Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish ministrit Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marr në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve.

E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 persona e tjerë në këtë proces që janë marr të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit.

SPAK vendosi një shifër prej afro 1 mln lek te reja për person nëse duan ti marrin fashikujt e dosjen.

Kjo gjë u kundërshtua në gjykata për të cilën togat e zeza i dhanë të drejtën palës mbrojtëse që materialet në këtë fazë t’i marrin falas, duke ia kursyer parat Beqaj, Rrapajt, Rrjepajt e persona të tjerë në proces.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up.

Këto 2 çështje janë duke u hetuar nga 3 prokurorë. Koncensionin e sterilizimit po e hetojnë prokurorët Edvin Kondilli dhe Ened Nakuçi, ndërsa atë të Chek Up po e heton prokurorja Elida Kaçkini.

Më 18 mars 2024, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve, ndërsa iu komunikoi akuzat 8 personave të tjerë të përfshirë në dosjen e sterilizimit.

Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?