Ministrja Ogerta Manastirliu në SPAK, pyetet për 2 orë si person që ka dijeni për Koncesionin e Sterilizimit

19 Shkurt, 17:39| Përditesimi: 19 Shkurt, 19:07

  • Share

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme. Report Tv mëson përmes burimeve se Manastirliu u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ministrja mësohet se qëndroi brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta, ndërsa ishte e vetme. Për të njëjtën dosje po hetohet në masën “detyrim paraqitje” ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa të arrestuar prej gushtit 2023 janë biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv/ministri i Shëndetësisë në kohën e Beqajt, Klodian Rrjepaj.

Në deklaratat publike pas dëshmive para prokurorëve të SPAK, Ilir Beqaj është shprehur se çështja për sterilizimin duhet të hetohet edhe më herët, gjatë kohës së qeverisjes nga e djathta.

1708361167_d00851f4566b4114960c041659f6206d.jpg

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?