Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj në gjykatë

Koncesioni i sterilizimit, ish zv/ ministri i Shëndetësisë dhe biznesmeni Rrapaj do të qëndrojnë në burg

4 Tetor 2023, 14:11| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 17:14

  • Share

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masat e arrestit me burg për ish zv ministrin e shëndetësinë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të arrestuar për koncesionin e sterilizimit.

Ish zv.ministri dhe biznesmeni u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti, ku bashkë me ta për ketë koncesion u vunë nën akuzë edhe 6 zyrtarë të tjerë. Edhe për ta masat u lanë në fuqi.

Marsela Serjani dhe Saimir Kadiu do të hetohen në arrest shtëpie. Arben Gjata dhe Genc Burazeri do të qëndrojnë në detyrim paraqitje, kurse Naile Ajazi dhe Petro Mersini, të cilët kanë masën e sigurisë detyrim paraqitje, nuk kishin bërë ankim.

Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish zv.ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin  për sterilizimin e seteve kirurgjikale vlera e të cilave përllogaritet ne 100 milionë euro.

Masat e sigurise

-Klodjan Rjepaj: arrest me burg për “shpërdorim detyre”
-Ilir Rrapaj: arrest me burg për “mashtrim me pasoja të rënda”
-Saimir Kadiu: arrest shtëpie
-Marsela Serjana: arrest shtëpie
-Arben Gjata: detyrim paraqitje
-Naile Ajazi: detyrim paraqitje
-Genc Byrazeri: detyrim paraqitje
-Petri Mersini: detyrim paraqitje

..

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ligji: 04/10/2023 15:06

    Burgun e bejne me deshire keta fshataret e vlores por na tregoni nese do ju behet ndonje sekuestro pasurive te tyre per te mundesuar kthimin e parave te vjedhura mbrapsht. Po nuk i goditet te pasuria burgun keta e quajne si pushime ne maldive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?