Koncesioni i Sterilizimit, Beqaj në SPAK: Duhet të di nëse jam person nën hetim apo palë e tretë

8 Mars, 16:55| Përditesimi: 8 Mars, 20:44

  • Share

TIRANË- Si çdo të premte, edhe sot ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ të vendosur nga GJKKO në kuadër të hetimeve që po kryhen për shkelje të dyshuara në koncesionin e Sterilizimit.

Beqaj foli për gazetarët pasi doli nga ambientet e prokurorisë së posaçme lidhur me aktet hetimore për të cilat SPAK ka caktuar shumën prej 120 mijë lekësh për t'i tërhequr, shumë që avokatët e Beqajt nuk pajtohen për ta paguar, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta.

Mes të tjerash, ish-ministri tha se duhet ta kishte të qartë nëse është person nën hetim që prej nëntorit të vitit të kaluar apo palë e tretë.

"Siç e dini unë jam në hetim prej katër muajsh. Vij çdo të premte për të zbatuar vendimin e gjykatës. Kur kam kërkuar aktet më është vënë përpara një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Duhet të ma ndajnë jam person në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka të tjera çështje. Unë jam person nën hetim dhe udhëzimi i përgjithshëm i drejtuesit të SPAK i shtatorit, flet për një procesverbal që mbart prokurori i shënimeve dhe shpenzimeve dhe jo personi nën hetim. Duhet ta ndajnë nëse palë e tretë apo jam person nën hetim. E kam thënë disa herë, kam kërkuar të hetohen avantazhet që la sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit”- tha Beqaj jashtë ambienteve të SPAK.

Në 11 mars pritet të mbahet seanca ku do të vendoset nëse GJKKO do të pranojë kërkesën e Ilir Beqajt për detyrimin e SPAK për ta pajisur atë me aktet e hetimit paraprak. Ndërsa 15 marsi është afati i fundit për mbylljen e hetimit për dosjen e Koncesionit të Sterilizimit.

Hetimi nga SPAK, ka të bëjë me shkeljet që pretendohet se Beqaj ka kryer në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10 vjeçar të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj i cili tashmë ndodhet i arrestuar së bashku me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepajn.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Perparim Dushi: 11/03/2024 03:35

    .....mendoj qe Neqja eshte dore e djath e Rames si idator I koripsionit toksik ne Shwiperi.

    Përgjigju
  • E verteta: 08/03/2024 19:41

    Je nen hetim o Beqe mos i bej qefin vetes kot. Spaku duhet te te hetoje ne masen arest me burg ose ne shtepi. Po te favorizon Spaku dhe kjo nuk eshte normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?