Koncert recital me tinguj muzikor dhe vargje lirike, përkujtohet 617-vjetori i lindjes së Skënderbeut në Lezhë.

7 Maj 2022, 17:30| Përditesimi: 7 Maj 2022, 18:05

  • Share

Lezhjanët e përkujtuan 617-vjetorin e lindjes së Skënderbeut me një koncert në memorialin historik të heroit konbëtar. Nën tingujt muzikorë dhe interpretimit të vargjeve lirike, aktorët Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku e Kristaq Skrami dhuruan emocione të veçanta për publikun.

617-vjetori i lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut është përkujtuar këtë herë ndryshe në memorialin historik në Lezhë, përmes një koncerti recital artistik me tinguj muzikor dhe vargje lirike.

Nën tingujt muzikor të  grupit "Akustika" aktorët e njohur shqiptar Ndriçim Xhepa, Rajmonda Bulku dhe Kristaq Skrami dhuruan emocione duke interpretuar poezi kushtuar Gjergj Kastriotrit.

Paulin Zefi, përgjegjës i Trashegimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë thotë se përkujtimi i ngjarjeve historike duhet të kthehen në një traditë të përvitshme.

“Kemi të bëjmë me 617-vjetorin e lindjes heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Është një datë ceremoniale më shumë se sa zyrtare, por rëndësi ka që e përkujtojmë këtë datë të rëndësishme historike. Urojmë që kjo të vazhdojë e të kthehet në një traditë të përvitshme”, tha Paulin Zefi.

“Ka qenë një ide për të promovuar poezinë e bukur shqipe. Ne kemi filluar të zgjedhim që nga poetët e vjetër shqiptarë e deri tek ata bashkëkohor. Kemi zgjedhur këto site të trashëgimisë kulturore për të promovuar edhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh aktori Kristaq Skrami

Gjergj Kastrioti u lind më 6 maj 1405 në Dibër dhe ditëlidnja e tij lidhet edhe me festën e Shën Gjergjit.

 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?