Koncert me muzikë klasike në vigjilje të Pashkës, vlonjatët në dritare! Leli: Shpresë për të ardhmen

11 Prill 2020, 20:45| Përditesimi: 11 Prill 2020, 20:56

  • Share

Në vigjilje të Pashkës ku mesha do të mbahet sonte në mesnatë online artistët Aulon Naci dhe Sokol Toto mbrëmjen e sotme dhuruan për qytetarët e Vlorës tinguj muzike Live për të thyer monotoninë nga karantina. Artistët luajtën në piano për 60 minuta muzikë klasike, ndërsa ndryshe nga herët e tjera spektatorët i duartrokitën nga dritaret dhe ballkonet.

Kompozitori dhe pianisti Aulon Naçi bashkë me klarinetistin Sokol Toto e improvizuan skenën përpara  stadiumit Flamurtari. Kreu i bashkisë Dritan Leli tha se ky është një koncert pa spektator por me shumë shpresë për të ardhmen. Më parë ka qenë Durrësi dhe Shkodra që kanë organizuar koncerte të tilla.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 12/04/2020 06:11

    Bravo shoqes Lelë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?