Koncert me këngë të vjetra instrumentale në Korçë

12 Maj 2022, 14:59| Përditesimi: 12 Maj 2022, 15:06

  • Share

Tingujt instrumental dhe muzika klasike e kompozitorëve më të njohur erdhën në edicionin e katërt të koncertit “100 vjet muzikë Kult”.

Koncerti u organizua në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, nën drejtimin e dirigjentit Eno Koco.

 “Vërtet Korça ka një traditë të mrekullueshme.  Është muzikë klasike. Është kjo që përfaqëson dhe mund ta luash në tërë botën sepse është muzikë e pëlqyeshme, intelektuale e një niveli elitar. Këtë rradhë nuk kemi patur këngëtarë, në të kaluarën kemi patur dhe këngëtarë. Këtë rradhë kemi instrumentistë, kemi një violiniste shumë të mirë korçare Stela Bello”.- tha Eno Koco.

Koncerti “100 vjet muzikë Kult”, përmbushi edhe në këtë edicion qëllimin e tij në promovimin e muzikës së vjetër klasike që u duartrokit nga publiku artdashës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?