Për trashëgiminë, harmoninë fetare e vlerat e muzikës! Denis Bizhga performon me kitarë në kishën shekullore të Rubikut

16 Qershor 2023, 20:51| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 21:26

  • Share

Festivali i Kitarës ka ndalur në kishën shekullore të Shëlbyemit në Rubik, ku artisti Denis Bizhga ka performuar përballë banorëve, për promovimin e trashëgimisë, harmonisë fetare dhe vlerave muzikore

Mbi Shkëmbin e Rubikut, ku ngrihet Kisha e Shëlbyemit, një nga më të vjetrat në vend për historikun e saj, banorët i ndjell këtë javë krahas besimit, e trashëgimisë, muzika klasike...

Festivali i Kitarës, që prej tre qershorit shëtit nga Tirana në rrethe me artistë vendas e të huaj u ndal këtë mesjavë në Mirditë.

Krahas muzikës baroke, romantike e asaj me motive folklorike, artisti Denis Bizhga, performoi edhe kompozimin e tij “Vita et Gestis”...

Edhe kësaj here arti, bëhet mjet promovimi, jo vetëm i vlerave muzikore, por edhe i historisë, etnografisë e harmonisë fetare.

Festivali i Kitarës, që në këtë edicion të shtatë ka si pjesë, artistë nga Viena, Milano, Madridi e Danimarka vijon deri në 1 korrik. Tri koncertet e radhës mbahen në Elbasan, Shkodër e Tiranë...

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?