Foto nga koncerti

Koncert bamirësie për të prekurit nga zjarret e Australisë, mblidhen 10 milionë dollarë

16 Shkurt 2020, 19:45| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 19:51

  • Share

Në Sideny është mbajtur një koncert bamirësie për të prekurit nga zjarret e Australisë.

Sipas BBC, këngëtarë të famshëm u mblodhën për 10 orë për të mbledhur 10 milionë dollarë.

Foto nga koncerti

Mbi 70 mijë pjesëmarrës u mblodhën në Sidnei për të ndjekur interpretime të këngëve nga grupet dhe artistët botërorë si Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Newton-John.

Mes të ftuarve specialë ishin këngëtarë të famshëm australianë, si Delta Goodrem, Guy Sebastian apo banda e të rinjve "5 Seconds of Summer".

Zjarret e fundit kanë vrarë të paktën 33 njerëz dhe shkatërruar mijëra shtëpi.

Muajt e fundit më shumë se 11 milionë hektarë tokë, një zonë e krahasueshme me madhësinë e Anglisë është djegur.

Delta Goodrem

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?