Komunitetit Mysliman njofton besimtarët: Namazi i Fitër Bajramit do falet në Sheshin 'Skënderbej'

8 Prill, 22:47| Përditesimi: 8 Prill, 22:50

  • Share

Namazi i Fiter Bajramit do të falet në sheshin ''Skënderbej'' me datë 10 prill në orën 06:55.

Ky është njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të gjithë besimtarët.

Njoftimi i KMSH:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin "Skënderbej", më datë 10 Prill 2024, ora 06:55.

Programi i plotë i Fitër Bajramit:

06:25 – Hapja e programit

06:30 – Lexim Kur’ani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj

06:35 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu

06:45 – Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli

06:55 – Falja e namazit të Bajramit, prin faljen kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

07:00 – Hutbeja e Bajramit nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?