Bota

Komunitetit LGBTQ në realitetin taleban, frika e mbijetesës nga parimet ekstreme

18 Shtator 2021, 04:06| Përditesimi: 19 Shtator 2021, 03:26

  • Share

Përtej realitetit të frikshëm në Afganistan me armë, pasiguri e terr është edhe Komuniteti LGBTQ i cili përveçse ndihet i përjashtuar, mbijetesa e tyre është vështirë të shihet edhe me lupë.

Rabia Balkhi, (pseudonim i saj për arsye sigurie) është e reja e cila u pranua nga familja e saj në Afganistan përpara qeverisjes së talebanëve edhe pse me orientim seksual ndryshe. Në një vend si Afganistani me parime islame, tradita që i kanë mbijetuar kohës dhe diskriminimi i thellë ndër vite, pranimi nga prindërit e saj e bëri të ndihet me fat.  

Megjithatë Balkhi nuk do e mbajë këtë ndjenjë për shumë gjatë, pranimi i vajzës së tyre si lezbike e detyroi familjen e saj të fshiheshin nga talebanët pasi u rrezikohej jeta. Por nuk është vetëm Balkhi e reja e vetme e cila jeton në arrati nga frika e talebanëve, janë qindra persona LGBTQ në Afganistan që po u bëjnë thirrje avokatëve jashtë vendit t'i ndihmojnë të shpëtojnë nga regjimi taleban.

"Situata përkeqësohet çdo ditë ... frika nga arrestimi është pjesë e jetës tani dhe kam një stres të tillë që as nuk mund të fle", tha Balkhi për mediat e huaja me mesazh me tekst nga një vend i pazbuluar.

Nuk është ende e qartë se sa ashpër talibanët do të zbatojnë ligjet e tyre strikte fetare kundër qytetarëve LGBTQ të Afganistanit. Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë, por në një intervistë me gazetën gjermane Bild në korrik, një gjykatës taliban tha se kishte vetëm dy dënime për homoseksualitetin - Gurëzimin ose shtypjen nën një mur.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?