Komunitetin rom, Klosi: Probleme
arsimi, shëndetësia dhe punësimin 

20 Prill 2016, 15:14| Përditesimi:

  • Share
Komuniteti rom në Shqipëri përballet me problematika të ndryshme si: punësimi, shëndetësia, strehimi, ndonëse Ministria e Mirëqënies Sociale e Rinisë ka punuar për integrimin e tyre.

Kështu ka deklaruar sot Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi në seminarin e III, me fokus integrimin e Komunitetit Rom dhe Egjiptian.

Jemi mësuar tashmë që fjalimet tona të jenë paradë suksesi, por unë do doja që sot të ishte një paradë problematikash. Jo se nuk kemi punuar. Kemi punuar shumë e ndihemi mirë sepse realisht nga rekomandimet e lëna nga seminari i kaluar, jemi shprehur pozitivisht për plotësimin e shumë prej tyre. Gjatë 15 viteve të fundit janë hartuar disa dokumenta specifik si Strategjia për përmirësimin e jetesës së Komunitetit Rom në vitin 2003, Plani i Veprimit për Dekadën e Përfshirjes Rome 2010-2015, por duhet të pranojmë që edhe pse janë marrë masa specifike në disa sektorë , përsëri këto komunitete përballen me vështirësi në pjesëmarrjen e tyre në arsim, shëndetësi, punësim, strehim apo shërbime të tjera, gjë e cila i detyron ata të mbeten peng në rrethin vicioz të varfërisë” ka thënë Klosi.

Më tej ai ka shtuar se, “Që prej dy vitesh po punojmë me forcë për ti dhënë arsimit profesional rëndësinë e duhur, për të rritur sa më shumë aftësitë e të rinjve e për t’ju lehtësuar maksimalisht futjen në tregun e punës. Mendojmë se arsimi profesional është një alternativë shumë e mirë për tu zgjedhur edhe nga të rinjtë Rom dhe Egjiptianë, si mundësi e shpejtë dhe më e sigurtë punësimi.
 
Seminari është mbajtur në  kuadër të dialogut politik Shqipëri-BE, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetje të Ministrisë së Integrimit dhe me bashkëpunimin e Delegacionit Evropian në Shqipëri.

Në aktivitet mori pjesë Romana Vlahutin, ambasadore e Delegacionit Europian në Shqipëri, Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian, Marta Garcia Fidalgo, koordinatore e politikave për romët e vendeve në zgjerim në Komisionin Europian.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?