Sot dita kundër homofobisë! Njihuni me Luana Myrton, transgjinori që theu tabutë: S'jemi objekte seksi, të trajtohemi si të tjerët

17 Maj 2023, 18:07| Përditesimi: 17 Maj 2023, 19:32

  • Share

Luana Myrto, gjithmonë e ka ndjerë që ndodhej në trupin e gabuar. Por, guximin për t’u dukur si vajzë e për të thyer paragjykimet e gjeti pasi u regjistrua në universitet.

“Nuk është se ke një kohë që e kupton. Ti lindesh me atë ide, por në pubertet mëson më shumë. Që gjinjtë e tu nuk po rriten. Kalon një fazë tranzicioni. E gjitha ishte një lloj metamorfoze që ndodhte brenda meje. Vështirësia ishte e madhe sepse përballesh kur del trans, çdo derë është e mbyllur. Nuk ke një vend pune, nuk ke një arsim. Mu desh shumë ta mendoja para se ta hidhja këtë hap, por ja dola. Unë e hodha këtë hap dhe po e çoj luftën deri në fund dhe shpresoj që shembulli im të jetë frymëzim për të gjithë. Ndodhi tani, pas periudhës së gjimnazit. Kur unë isha në universitet. Do doja ta formoja dijen time, ashtu siç ndihem.

Ndonëse po jeton jetën që dëshiron duke u bërë pjese e artit, vështirësitë me të cilat po përballet, janë të shumta.

“Çdo kush ka paragjykim, bullizim. Kam një vizion, dhe kam një pikë ku dua të arrij. Nuk mund t'ua mbyllësh gojën të tjerëve. Personat trans dhe çdo person tjetër mos të shihet si një objekt seksi, por të shihet si një njeri me ëndrra, pasion dhe dëshira.  Jam në shkollë, jam koordinatore në një grup informal që proteston nëpërmjet artit. Do nxjerrim disa filma të shkurtër”, tregoi Myrto.  

24-vjeçarja transgjinore, kërkon që shteti të vërë në zbatim ligjet për të drejtat e njeriut, që kësaj kategori t’u ofrohet siguri.

“Jam përfaqësuese të komunitetit trans, dhe çdo njeri që ndihet i distancuar që vuan për të pasur një punë, për të shkuar në shkollë, vuan për një familje, vuan për të mbijetuar. E gjithë thirrja ime është për shtetin që ligjet mos ti mbajnë nëpër vitrina, por ti shpalosin dhe ti vënë në zbatim që të gjithë të kenë një jetesë të mirë

Në ditën kundër homofobisë u theksua se dhuna online është edhe më shqetësuese, duke prodhuar shpesh edhe konflikte fizike.

 “Është një fenomen. Bullizmi online është një arsye madhore, pse kalohet dhe në sulme fizike. Ka një punë për tu bërë në një masë të madhe. Si institucionale, shkollore por dhe me prindërit se sa duhet ti lejojnë prindërit që të përdorin rrjetet sociale. Djemtë janë raportuesit më të mëdhenj. Krahasuar me vitet e tjera, por këtë vit ka një diferencë shumë të vogël mes raportuesve djem, dhe raportuesve vajza. 47% kanë qenë djem, 43% vajza dhe pjesa tjetër është ku nuk është raportuar gjinia. Por megjithëse djemtë janë më raportues, vajzat ato që janë më të dëmtuarat”, tha përfaqësuesja e iSigurtë.al.

Për të ngritur zërin kundër paragjykimeve, përfaqësues të komunitetit LGBTQIA+, do të mbajnë edhe një paradë më 20 maj në kryeqytet.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • leshntresh: 18/05/2023 10:29

    SHKONI NE SODOMA DHE GOMORA NE PALESTINE, ATJE E KENI VENDIN !

    Përgjigju
  • Turi: 17/05/2023 19:13

    Ju jeni thjesht ne gabim i natyres. Ikni ne berlin e merrni dhe Salen me vete. Na myten bundrat e by…qirat

    Përgjigju
    • Bim: 17/05/2023 21:23

      Ti Turi je gabim i zotit, kthehu ne shpell e jeto si para 5000 vitesh si paraardhsit tuj

    • Tavuri: 17/05/2023 20:45

      Mire i thua po ne fund e ke prish duhet te marre edin jo salen se ai del pa brek

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?