Komunistët e fundit të Shqipërisë janë gjallë, cilët janë ata?! Esencë-Report Tv

14 Prill, 21:21| Përditesimi: 14 Prill, 21:26

  • Share

Kush janë komunistët e fundit  të Shqipërisë? U bisedua në studio me Qemal Cicollarin, Kryetar i PKSH, Petrit Këndezin, Sekretar i Komitetit Qendror, dhe Alban Çelaj, Sekretar i Organizatës Qemal Stafa. Esencë, çdo të premte dhe të diel ora 21:00 në ekranin e Report Tv

Qemal Cicollari: -Kam gati 12 vjet që e drejtoj PKSH. Jam zgjedhur në kongres nga forumet. Jemi miratuar edhe në Gjykatën e Tiranës. Ne nuk jemi siç ka qenë partia mëmë, tani jemi në opozitë.

Eljan Tanini: -Alban nëse do te vini neser ne pushtet? Sa te rinj ka te ju?

Alban Çelaj: -Mendoj që do të vimë një ditë në pushtet, ashtu siç thotë edhe Marksi, që proletariati do të fitojë. Jemi të bindur për këtë gjë. Kemi shumë të rinj që vazhdojnë e mbajnë kontakte me ne megjithëse ndryshojnë. Unë jam me profesion veterinier, punoj mes Tiranës dhe Vlorës. Njerëzit në zonat rurale vazhdojnë dhe kërkojnë të mirat që kishim para viteve 90. Njerëzit dikur kishin më shumë afrim dhe dashuri, unë dhe ne nuk jemi nostalgjikë. Nuk jemi si partitë e tjera, duam të realizojmë planet tona.

Eljan Tanini: -Ju jeni enveristë apo komunistë?

Petrit Këndezi: -Ne jemi komunistë! Nuk jemi nostalgjikë, jemi  të rrugës së Enver Hoxhës.  Arsimi sot merret me para, nuk e ushtron dijen ashtu siç duhet duke mos i dalë dot zot punës. Në atë kohë studentët që do të mbaronin shkollën do të përgjigjeshin në nevojat që do të kishte shteti. Puna ishte e siguruar. Sot teoria me praktikën nuk njihet fare. 

Eljan Tanini: -E quani ju arsimim të mirë kur kishte njerëz që nuk duhet ti dilte shkolla, të deklasuarve etj? Ose kur dikush qe ishte me nota te mira duhet te shkonte atje ku hante pula veten?

Petrit Këndezi: -Pushteti i kishte bursat, ato jepeshin në bazë të meritave. Edhe kur ishte familje jo e mirë për sistemin? Kishte gabime. Universiteti nuk i dilte të gjithëve edhe kur ishin 3-4 fëmijë ose më shumë. I jepej prioritet më të mirit. Çdo zonë kishte shkollën e saj të mesme dhe profesionale dhe degë të ndryshme universitare

Alban Çelaj: -Babai im dhe xhaxhai janë shkolluar, ata që ishin të mirë dilnin.

Eljan Tanini: -Qemal, me te shenjte keni partine apo njeriun dhe kultin e individit?

Qemal Cicollari: Shoqëria e para dhe individti në vend të dytë, sepse individi mund ta gjejë lirinë vetëm kur ndodhet i integruar në shoqëri. Vetë praktika e zhvillimit të shoqërisë ka treguar se vetëm individi zhvillohet në shoqëri. Shkolla jonë është produkt i shoqërisë. Sot shoh kurikulat që e ngrenë në qiell individin, në thelb të çdo zhvillimi qëndron shoqëria.

Eljan Tanini: -Sa njerëz të regjistruar janë në listat tuaja?

Qemal Cicollari: -Sot është kapitalizëm! Ne kemi disa mijëra të regjistruar te ne. Ata që deklarojnë 5-10 mijë anëtarë që futen në to brenda një dite, ata janë njerëz pa bindje.

Eljan Tanini: -Keni bërë mbledhje dhe takime me partitë motra?

Alban Çelaj: -Po, kemi bërë takime me KKE e Greqisë, me Partinë Komuniste Italiane, Belge etj… Kanë bërë edhe vizita te ne

Eljan Tanini: -Alban sa vjeç je? Për një djalë të moshës suaj, a ishte Enver Hoxha diktator?

Alban Çelaj: -Varet kujt i thoni ju diktator. Nëse i thoni diktator atij që zhduku analfabetizmin, ai që bëri mjekësinë falas, një njeri që ka ndihmuar njerëzit nga mjerimi, mjerë ne që do të vazhdonim nën frymën e Ballit Kombëtar.

Eljan Tanini: -Gjithë këto burgje, gjithë këta të denuar kush i bëri?

Alban Çelaj: -Në bazë të statistikave Shqipëria ka pushkatuar njerëz brenda një rregulli, vetëm ata reaksionarët. Nuk është problem i sistemit, ka pasur njerëz që pas kohës së Italisë vazhduan dhe qëndruan ende mësues.

Eljan Tanini: -Qindra mijëra të vrarë e të zhdukur për asgjë nga jo kohë. Edhe kushuriri i dytë i një personi do të persekutoheshe!

 Eljan Tanini: -Ishte apo jo Enver Hoxha diktator?

Petrit Këndezi: -Enver Hoxha ishte udhëheqës, nuk ishte diktator. E mori vendin në vështirësi, i doli zot vendit. Në ato lista janë futur nga ata që nuk kanë merituar asgjë, janë futur njerëz që do të merrnin pesë lekë më shumë. Nuk janë vrarë me qindra e mijëra. Shteti ka pasur ligjet dhe rregullat e veta, ata që janë dënuar i kanë shkelur ato. Kështu nuk mund të futesh në listën e të persekutuarve. Një që e ka tradhtuar Atdheun, ligji nuk e lejonte, sepse kështu qe ligji. Ishim shtet ligjor, komunist, ishte një shtet brenda rregullave të veta. 

Eljan Tanini: -E para gjë që do të bëni në orët e para të pushtetit cila do të ishte?

Petrit Këndezi: -Do të bënim një program për punën tonë. Nuk do të bëjmë dënime.

Eljan Tanini: -Ka njerëz që janë futur në burg për një llaf goje...

Petrit Këndezi: -Fjala e njeriut ishte e lirë, koha kishte rregullat e saja.

Eljan Tanini: -Qemal, a ishte Enver Hoxha diktator?

Qemal Cicollari: -Është ngritur një kryqëzatë kundër Enver Hoxhës duke e akuzuar atë si diktator. Petriti e shprehu qartë, askush nuk del dot nga faktet

Eljan Tanini: -Qemal, disa njerëz nuk kishin të hanin dhe disa të tjerë hanin shumë më mirë se ata këtu dhe se vetë ata që ishin jashtë Shqipërisë, nuk është diktaturë kjo?

Qemal Cicollari: -Në dokumente thuhet: Pushtetin politik te ne e kishin punëtorët dhe fshatarët. Mjetet e prodhimit ishin pronë e përbashkët e popullit, jo si sot që i kanë oligarkët

Eljan Tanini: -Edhe si sistem ai  sistem kapitalist ishte, e shfrytëzonte popullin ne maksimum. As te dielën nuk te linte. Marksi është njeriu më i madh i njerëzimit.

Eljan Tanini: -Si janë të rinjtë në organizaten tuaj por edhe ne raport me Arlind Qorin?

Alban Çelaj: -Ne kemi pasur dëshirë për bashkëpunime, ka nga ata që duan Trockin dhe jo Enver Hoxhën. Mua më duket absurde.

Eljan Tanini: -Kur ishim më shumë të lirë në ato vite kur partia futej ne shtrat apo sot?

Petrit Këndezi: -Çdo gjë ka qenë e organizuar në bazë të ligjeve të asaj kohe. Psh: Rinia kishte një program për gjallërimin e jetës. Aksione, kulturë, art. Rinia i përgjigjej problemeve të popullit. 42 vetë kemi qenë nga Saranda në Vlorë, dorëzim stafete për një ngjarje historike

Eljan Tanini: -Kush ju paguan sot?

Qemal Cicollari: -Mbahemi me kuotat tona dhe me ndihmat që na japin. Ne jemi parti e popullit me mjetet tona. Sot jetojmë në skllavëri kapitaliste. Mua sot më vret çdo gjë në krahasim me ato vite.

Alban Çelaj: -Në vitin 1991 nisi lufta e ashpër, të shkatërrojmë çdo gjë komuniste. Nga populli nuk e çrrënjos dot atë idealizëm. Sot ka një boshllëk të madh në idealizëm, sidomos te rinia. Nuk mund të ketë shkëputje nga idealizmi

Petrit Këndezi: Sot nuk shkon mirë shërbimi shëndetësor nga qytetet në zonat rurale. Mjeku dikur të vinte në 12 të natës. Sot po nuk e pate xhepin plot nuk afrohesh dot. Arsimi ka shumë probleme, rinia nuk ka perspektivë, bujqësia është lënë jashtë loje. U prish çdo gjë, nuk ka as ushtri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lani: 15/04/2024 08:56

    Kur ndokush perpiqet te provokoje Pa qene I thelluar ne ato qe thote thjesht nxjerr ne pah vogelsine e tij. Ne shekuj armiqte Kane dashur qe shqiptarin ta shkepusin nga historia e tij. Ky ka qene dhe problemi, shqiptaret Kane konsumuar historine e te tjetereve, qofte perandori etj. Mos e shkepusni shqiptarin nga historia e tij, por thellojeni ne historine e tij.

    Përgjigju
  • Maks: 14/04/2024 22:00

    Keta jane nga PK e Aleks Xinnxes. Se ajo e Enverit, u themelua si PK, ndryshua ne PP dhe sot eshte rilindur si PS! Dhe ajo funksionin njesoj, me trashegimine komunisto-enveriste njeherazi dhe korruptivo-kriminale. Edi Rama ia thone emrin padrinos se radhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?