​​​​​​​Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Vangjeli: Drejtësia ka një hartë të qartë të lidhjeve të eksponentëve me politikën, policinë dhe median

2 Tetor 2023, 19:13| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 19:48

  • Share

 

Një koment e pati edhe analisti Lorenc Vangjeli lidhur me lajmin që dha në Kontrast, e që me vonë u bë tematikë e shumëpërfolur në opinionin publik lidhur me çkodimin e telefonave të shumë personave të lidhur me krimin. Vangjeli tha se këto çkodime i kanë shërbyer drejtësisë për të ndërtuar një hartë të qartë mes lidhjeve që mund të kenë eksponentët e krimit. Gjithashtu, Vangjeli shtoi se nëse këto indicie provohen, atëherë pritet një evolucion i madh.

“Unë të thashë se ka më shumë se një. Së fundmi, telefonat janë bërë të penduarit e vërtetë të drejtësisë dhe kanë rrëfyer sekretet që kanë dashur t’i mbajnë të fshehta. Ka një hartë të qartë, të këtyre grupeve, me eksponentë politik, policor por edhe mediatik. Dhe kjo do pritet, që këto indicie të shkojnë drejt provës. Dhe duke provuar këto, ne do të shohim gjëra që sjellin evolucion të madh, meqë unë nuk pajtohem me termin ‘revolucion’.”- përfundoi Vangeli në Report Tv.


Lajmi kryesor:

Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari në Kontrast: Pozitive që po mbrohen! Prokurorët e SPAK janë imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?