Komuna e Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut: Sot dita e fundit për largimin e strukturave ilegale në veri, s’ka shtyrje të afatit

8 Shtator 2023, 15:52| Përditesimi: 8 Shtator 2023, 15:56

  • Share

Sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së veriut ka vendosur për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

Ky objekt që përdoret nga struktura paralele të financuara nga Serbia, është parë si mundësi për t’i rikthyer tensionet në veri të vendit.

Objekti në fjalë është pronë e Republikës së Kosovës dhe vendimi për rikthimin e tij tek institucionet vendore, është mbështetur edhe nga Qeveria.                                                         

Aksioni për lirimin e hapësirës, ishte paralajmëruar më 25 gusht, por u shty për të premten e 8 shtatorit.

Lista serbe të mërkurën nëpërmjet një komunikate ka thënë se nuk do të largohen nga objekti.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?