Kompekaj nga Zonja Vjollca

19 Maj 2020, 11:07| Përditesimi: 19 Maj 2020, 11:10

  • Share

Kompekaj

Përbërësit

10 vezë

10 lugë gjelle sheqer

12 lugë gjelle miell

130 gr arra

3 lugë gjelle kakao

70 gr gjalp

6 petë

1 e verdhë veze

Shërbeti:

1 kg sheqer

750 ml ujë

Vanilje

2 feta limon

Përgatitja:

Vendosim vezët e plota në një tas dhe fillojmë t’i rrahim me rrahësin elektrik ose me një robot. Shtojmë sheqerin pak nga pak, gjatë kohës së rrahjes së vezëve dhe I përziejmë pa ndërprerje deri sa volumi i vezëve të rritet dhe sheqeri të shkrijë. E largojmë rrahësin elektrik dhe shtojmë miellin lugë-lugë duke e situr dhe duke e përzier ngadalë nga poshtë lart me spatula ose lugë druri. Shtojmë arrat e copëtuara të trazuara me pak miell i përziejmë ngadalë. Në një tepsi të lyer me gjalp vendosim 3 petë, të cilat i lyejmë në cdo petë me gjalp. Shtojmë ¾ e brumit dhe në pjesën që mbetet në tas shtojmë kakaon, e përziejmë mirë dhe e shtojmë dhe brumin me kakaon në tepsi. Më pas e mbulojmë përsëri  me 3 petë të tjera që dhe ato i lyejmë me gjalp në cdo petë. Petën e fundit e lyejmë me një të verdhë veze, vendosim tavën në furrë në tepsi 170-180 gradë Celsius, për 45 minuta. Ndërkohë përgatisim shërbetin. Vendosim në tenxhere me ujë të ftohtë sheqer,ujë, vanilje, limon  e përziejmë dhe e lëmë të ziejë vetëm 6-7 minuta nga momenti i vlimit. Njxerrim tepsinë nga furra pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet e presim dhe e shërbetosim me shërbetin e ngadaltë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?