Kompekaj me arra nga zonja Albana

28 Nëntor 2023, 12:11| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 12:12

  • Share

Kompekaj me arra

Përbërësit:

  • 8 vezë
  • 8 lgj sheqer
  • 2 lgj gjalpë
  • 8 lgj miell
  • 2 lgj kakao
  • 1 filxhan arra të thërrmuara
  • 2 petë sfoljatë / 4 petë të zakonshme
  •  
  • Për shërbetin:
  • 2 e 1/2 gotë sheqer
  • 2 gota ujë

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të rritet volumi dhe vezët të zbardhen. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë. Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat e thërrmuara dhe e shtojmë në mënyrë graduale duke e trazuar lehtësisht nga poshtë lart, në mënyrë që të mos ulet vëllimi. Lyejmë tavën me gjalpë dhe vendosim një petë duke e ngritur pak në anët e tavës. Hedhim masën e përgatitur, më pas shtrojmë me delikatesë petën tjetër. E vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë në temperaturën 180-200°C për 30-35 minuta. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe e lemë të ftohet. Pasi kompekaja të jetë pjekur e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?