Kompanitë e sigurimeve realizuan fitim në vlerën 1.63 miliardë lekë në vitin 2022

8 Gusht 2023, 17:22| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 17:26

  • Share

Në vitin 2022, nga 12 kompani sigurimesh vetëm 11 të tilla dolën me fitim në tregun shqiptar.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare rezulton se në vitin 2022 tregu i sigurimeve u mbyll me një fitim prej 1.63 miliardë lekësh në rritje vjetore me 171%.

Sipas raportit, rezultatet e kompanive ishin pozitive, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës.

Në tregun më të madh, të sigurimeve të Jo-Jetës, u raportua një fitim neto prej 1.44 miliardë lekësh.

Nga 8 kompani vetëm 7 prej tyre që vepruan në treg e mbyllën vitin me fitim.

Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, në një vlerë të përgjithshme prej 186 milionë lekësh.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denisa: 08/08/2023 17:48

    Companite e Sigurimeve jane ndermarrjet me fitimprurese ne bote.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?