Foto ilustruese

Kompania Microsoft do të shkurtojë 10 000 vende punë deri në fund të marsit, 5 % të fuqisë punëtore të kompanisë

18 Janar 2023, 18:25| Përditesimi: 18 Janar 2023, 18:29

  • Share

Microsoft, do të shkurtojë 10.000 vende pune. Ky është rundi i fundit i shkurtimeve të vendeve të punës në këtë korporatë, sipas lajmërimeve zyrtare.

Shkurtimi i ri do të prekë deri në 5 për qind të fuqisë punëtore në botë të kësaj korporate dhe do t’i kushtojë Microsoftit 1.2 miliard dollarë për shkëputjen e kontratave dhe riorganizim.

Shefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, tha se përderisa shpenzimet e konsumatorëve u rritën gjatë pandemisë COVID-19. Ai tha se kompania do të vazhdojë të punësojë persona për fusha kyçe.

Qindra kompani të teknologjisë, përfshirë disa prej më të mëdhatë sikurse Amazon dhe Instagram, Tëitter, javëve të fundit kanë treguar për planet e tyre për shkurtim të stafit.

Sikurse edhe kompanitë e tjera të teknologjisë, Microsoft pati rritje të biznesit gjatë pandemisë, që u nxit nga puna në shtëpi dhe aktivitetet e tjera online ku në atë periudhë fuqia punëtore u rrit rreth 40. 000 midis periudhës qershor 2021 deri në qershorin e vitit tjetër.

Por, përderisa biznesi u ngadalësua vitin e kaluar, Microsoft nisi të shkurtojë stafin.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?