Foto ilustruese

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer deklaron se shpreson të marrë autorizim për vaksinën e saj  kundër COVID-19 në mes të nëntorit

16 Tetor 2020, 14:48| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 14:50

  • Share


Gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer thotë se shpreson  se do të kërkojë autorizim për vaksinën e tij kundër COVID-19 në mes të nëntorit.

" Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar të dhënat pozitive, Pfizer do të jetë në gjendje të aplikojë për Autorizimin e Përdorimit Emergjent në SHBA, menjëherë pasi të konfirmohet siguria e saj javën e tretë të Nëntorit," tha CEO i Albert Bourla në një deklaratë.
Ai vijoi fjalën e tij duke thënë se  janë tre kritere që vaksina duhet ti provojë para se ajo do të përdoret nga popullsia . Së pari duhet  që të provohet efektiviteti i saj. Kërkesa e dytë është siguria e Vaksinës.  Nëse arrihet një rezultat i lartë për sigurinë dhe efektshmërinë e saj, kërkesa e fundit do të jetë dorëzimi i të dhënave të prodhimit që demonstron cilësinë dhe qëndrueshmërinë e vaksinës që do të prodhohet.
"Të gjitha të dhënat që përmbahen në kërkesën tonë në SHBA do të rishikohen jo vetëm nga vetë shkencëtarët e FDA-së, por edhe nga një panel i huaj ekspertësh të pavarur në një takim të mbajtur publikisht të thirrur nga agjencia."

Në të gjithë botën vazhdojnë përpjekjet për të krijuar një vaksinë efektive anti-covid.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?