Foto ilustruese

Kompania e Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

21 Janar 2021, 09:20| Përditesimi: 21 Janar 2021, 09:22

  • Share

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kjo e fundit postoi përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut.

Sipas mediave të huaja, ky vendim i Twitter vjen një ditë pasi administrata e Donald Trump e cilësoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si "gjenocid".

Ambasada Kineze përmes një postimi në fillim të këtij muaji, shkruante se gratë ujgure nuk ishin më "makina për të bërë fëmijë", duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Twitter fsheh postimet që përbëjnë shkelje të politikave të tij.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?