Kompania bioteknike 'Moderna' nis më 27 korrik fazën e fundit të testimit klinik të vaksinës

15 Korrik 2020, 09:02| Përditesimi: 15 Korrik 2020, 09:07

  • Share

Firma bioteknike amerikane 'Moderna' tha se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, ka rezultuar e padëmshme dhe ka nxitur përgjigje imune te 45 vullnetarët e shëndetshëm, që morën pjesë në një studim të fazës së hershme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka mbështetur financiarisht vaksinën e Moderna-s, e cila së shpejti do të hyjë në fazën e fundit të testimit klinik që synon të regjistrojë rreth 30,000 njerëz për testimin e fazës së tretë që nis më 27 korrik.

Ndërkohë dhjetëra vaksina kundër COVID-19 janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?