WizzAir sërish vonesa të mëdha, mungesë ajri të kondicionuar me udhëtimet që lidhin Tiranën me Europën, shtyhen fluturimet nga Bergamo, Bolonja dhe Milano Malpensa drejt Rinasit

30 Maj 2022, 21:57| Përditesimi: 30 Maj 2022, 22:30

  • Share

Përsëri kompania ajrore WizzAir bën vonesa të mëdha mbi fluturimet që lidhin Tiranën me Europën. Sonte fluturimi që niset nga Bergamo drejt Tiranës i parashikuar në orën 21.45 ka bërë një lajmërim vonese deri në 105 minuta (në 23:30) më shumë se sa zgjat i gjithë fluturimi.

Ndërkohë bëhet me dije se edhe fluturimi nga Tirana, i parashikuar në orën 19:30, drejt Bergamos është vonuar me dy orë, dhe duhej të mbërrinte në 21:15, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e fluturimit nga Bergamo drejt Tiranës. 

Nga ana tjetër, mbi një orë është vonuar edhe fluturimi Milano Malpensa-Tiranë. Problem me vonesat ka pasur edhe fluturimi drejt Bolonjës, ku pasagjerët janë zbritur pas mungesës së ajrit të kondicionuar në bord dhe ankesave dhe gati humbjes së ndjenjave nga pasagjerët për shkak të temperaturave të larta. 

Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.

Kompania mund të bëjë një dëmshpërblim vetëm kur vonesa kalon 3 orë. Mbetet për t'u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura.

Vonesa Bergamo-Tiranë

Vonesa Milano Malpensa-Tiranë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pasagjeri: 31/05/2022 08:28

    Edhe WizzAir nga Pisa per ne Tirane eshte nisur dje me 3 ore vonese.

    Përgjigju
  • Artan: 30/05/2022 22:11

    Gazetari.. Thello informacionin...Bologna / Tirane sot pasi i torturuan pasagjeret.. E anulluan flururimin, pa asnje suport.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?