Kompania ajrore 'Ryanair' nis fluturimet në Shqipëri, destinacioni i parë drejt Romës

1 Nëntor 2023, 10:34| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 10:39

  • Share

Që prej ditës së djeshme, kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan se kompania do të kryejë 200 fluturime në 17 destinacione.

‘Kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet prej ditës së djeshme në Shqipëri, me destinacionin e parë drejt Romës! 200 fluturime në javë në 17 destinacione.’- shkruan Rama.

Kjo linjë ajrore konfirmon rekord të rezervimeve të biletave për 17 destinacionet e reja nga Shqipëria. Këtë të mërkurë është firmosur kontrata mes kompanisë ajrore Ryanair dhe kompanisë shqiptare.

CEO i Ryanair tha pak ditë më parë se aviacioni do të ketë një rritje të jashtëzakonshme të trafikut dhe turizmit, me bileta që nisin nga 14.99 euro.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?