Paris 2024

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar: Atletët rusë dhe bjellorusë do jenë pjesë e 'Paris 2024'

8 Dhjetor 2023, 16:52| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 16:54

  • Share

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka autorizuar pjesëmarrjen e atletëve rusë dhe bjellorusë nën një flamur neutral në Lojërat Olimpike Paris 2024. Pas agresionit rus mbi Ukrainë, shumë federata ndërkombëtare ndaluan atletët e dy vendeve në shumë turne, teksa duket se këtij vendimi do i vijë fundi.

Deri më tani, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njoftuar se vetëm njëmbëdhjetë "atletët individualë neutralë" janë kualifikuar për këtë garë, tetë rusë dhe tre bjellorusë në krahasim me rreth gjashtëdhjetë atletë ukrainas.

Vendimi konfirmon iniciativat e nisura një vit më parë për të riintegruar Moskën dhe Minskun në sportin global dhe nëntë muaj më vonë KON u kërkoi organeve drejtuese të sportit të kërkonin mënyra për të lejuar atletët individualë të konkurrojnë.

Do të jetë në dorën e çdo organi drejtues të sportit olimpik të vlerësojë dhe zbatojë statusin e atletit neutral për atletët individualë që nuk e kanë mbështetur në mënyrë aktive luftën dhe nuk kanë një kontratë me agjencitë ushtarake ose shtetërore të sigurisë.

Atletët që do të marrin statusin e atletit neutral duhet të garojnë pa identitet kombëtar të flamurit, himnit ose ngjyrave. Rusia mbetet e ndaluar nga sportet ekipore.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?