Komiteti i Kongresit të SHBA referon hetim penal për Donald Trump, ndaj tij rëndojnë katër akuza

19 Dhjetor 2022, 21:34| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 14:25

  • Share

Komiteti i Kongresit që heton trazirat e vitit të kaluar në Kapitolin e SHBA-së i ka referuar Departamentit të Drejtësisë hetimin penal të ish presidentit Donald Trump.

Përfaqësuesi Jamie Raskin konfirmon se komiteti po rekomandon katër akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për pengim të një procesi zyrtar, komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komplot për të bërë një deklaratë të rreme dhe kryengritje.

Kjo nuk do të thotë se akuza penale ndaj Trump është zyrtare pasi i takon departamentit të drejtësisë të akuzojë individët.

"I yni nuk është një sistem drejtësie ku vartësit shkojnë në burg dhe drejtuesit e grupit lihen të lirë" thotë Raskin, një demokrat nga Maryland.

 

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?