Politikë

Komisioni për Integrimin, ministrja e Jashtme: Buxheti për 2022, 17 % më i lartë se një vit më parë! Prioritet integrimi dhe mandati në Këshillin e Sigurisë

8 Nëntor 2021, 15:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 17:06

  • Share

Në Komisionin e Integrimit po diskutohet buxheti 2022 për Ministrinë e Jashtme, ku ministrja Olta Xhaçka ka theksuar prioritetet kryesore ku është  mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare dhe zhvillimi me sukses i mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

“Integrimi në BE, një nga shtyllat rreth së cilës është hartuar projektbuxheti. Projektbuxheti, 17% më i lartë se ai i vitit 2021. Anëtarësimi në BE, qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë. Konferenca e parë Ndërqeveritare, prioriteti ynë afatshkurtër për 2021/2022. Vijojnë përgatitjet për negociatat e anëtarësimit. Projekt-buxheti 2022, mundëson zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Objektivi i dytë madhor, zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit. Me rëndësi, forcimi i marrëdhënieve me rajonin dhe i bashkëpunimit rajonal”, tha Xhaçka.

Komisioni ka miratuar në parim në këtë mbledhje buxhetin 2022 për Ministrinë e Jashtme, ndërsa në mbledhjen tjetër do të votohet nen për nen.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?