Komisioni Reformës Zgjedhore më 6 maj, Gjiknuri: Pa humbur kohë pres që bashkë me opozitën jashtë parlamentare të rifillojmë punën

29 Prill 2020, 13:31| Përditesimi: 29 Prill 2020, 13:34

  • Share

Për shkak të koronavirusit komisioni i Reformës Zgjedhore nuk e ka zhvilluar aktivitetin këtë periudhë, por në datën 6 maj ai do të mblidhet Online. Për këtë ka shkruar në rrjetet sociale bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri:

“Bashkë me kolegen Hajdari do të informojmë në 6 Maj anëtarët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore për ecurinë e deritanishme të dialogut në tryezën politike dhe punën e bërë nga ekspertët.

Pa humbur kohë, në kuadër të Këshillit Politik, pres që bashkë me opozitën jashtë parlamentare të rifillojmë sa më shpejt punën për të arritur dakordësi mbi çështjet e mbetura pezull në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR,”- nënvizon Gjiknuri.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Uku Momlit: 29/04/2020 16:11

    O gjiknur akoma bla-bla-bla ju syrgjyne te shpirtit lire arberor! Perfundojeni porosine amerikane o hallemedhenj te peshtire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?