'Komisioni për Reformën Zgjedhore nis punën së shpejti' Basha tregon 4 prioritetet ku do të përqëndrohet PD

16 Janar, 12:40| Përditesimi: 16 Janar, 12:44

  • Share

1705336754_basha.jpg

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se pritet së shpejti të nisë punën komisioni I Reformës Zgjedhore.

"Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t'ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!"


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore, të premten nis komisioni bipartizan! SHBA, BE-ja dhe Britania në një zë: Nuk ndërmjetësuam ne


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?